Tre persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:05, në Mitrovicë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, ndërsa të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.
“Është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj k/Shqiptarë, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/