Telegrafi

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Rexhepi bëri të ditur se në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit. /Telegrafi/