Telegrafi

Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 më magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ndërsa personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën  nacionale Mitrovicë-Prishtinë, zona e  Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre   persona kane kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/