Telegrafi

Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Pestovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti.

Numri i aksidenteve në komunikacion është rritur kohëve të fundit, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/