Telegrafi

Aksident trafiku në Llukarë të Prishtinës, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshati Llukarë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 15:00 në fshatin Llukarë – Prishtinë, është raportuar për një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni ku si pasojë dyshohet se një person ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Ahmeti bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë kompetente të cilat janë marr me trajtim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion. /Telegrafi/