Telegrafi

Aksident trafiku në Komaran, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Komoran.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 15:20 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshira dy automjete. Tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vend-shikimit  të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës ka apeluar tek vozitësit që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërkohë në dy ditët e fundit, kanë ndodhur disa aksidente të renda ku kanë humbur jetën disa persona./Telegrafi/