Një person ka mbetur i lënduar sot në një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Jashanicë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 16:00, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë të Klinës. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në QMF në Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.