Telegrafi

Aksident trafiku në Hallaq të Lipjanit, dy të lënduar – njëri ndërron jetë në QKUK

Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit, ku si pasojë e lëndimeve të rënda një person ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.

“Fsh. Hallaq, Lipjan 06.09.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/