Telegrafi

Aksident trafiku në Gjakovë, përplasen dy vetura, lëndohet një person

Si pasojë e një përplasje në mes dy veturave në Gjakovë, një person është lënduar dhe për momentin është duke marrë trajtimin mjëkësor.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Rasti ka ndodhur në Gjakovë, në ora 17 e 30, me ç’rast i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjës stop”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/