Telegrafi

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihet se një veturë është rrokullisur, kurse në vend të ngjarjes është parë edhe autoambulanca.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”.


Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/