Telegrafi

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, lëndohet motoçiklisti

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/