Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në Drenas, dy të lënduar

Mbrëmjen e së hënës [sot] ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë dy automjete në Poklek të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete.Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, deklaroi Ahmeti.

Exit mobile version