Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drejë të Istogut, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident./Telegrafi/