Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës në mes të një automjeti dhe çiklistes.
Aksidenti ka ndodhur të martën në ora 19:50.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekut kujdestar e ka gjendjen e rëndë shëndetësore.
Me vendimin e Prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/