Një aksident ma fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën Tetovë-Shkup.
Siç raportojnë nga policia personi Sh.J (52) nga Kapazhdolli i Tetovës, duke lëvizur me makinën e tij “Golf” në autostradën Tetovë-Shkup, papritmas i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, me çka ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dalë nga rruga.
Sipas raportimit të policisë, pas përplasjes, ai dhe pasagjeri A.I. (62) nga i njëjti fshat janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore, ku mjekët kishin konstatuar se Sh.J. kishte ndërruar jetë derisa pasagjeri ka përfunduar me lëndime të lehta.
Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin dhe trupi i pajetë i Sh.J. iu dorëzua familjes.