Telegrafi

Aksident trafiku në afërsi të Urës së Klinës, lëndohet një person (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë në afërsi të Urës së Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident, me ç’rast një person është lënduar por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Ibraj.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme./Telegrafi/