Dy persona janë lënduar në një aksident me motor me ç’rast ngasësi i motorit ka humbur kontrollin dhe ka goditur murin skaj rruge.
Aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në fshatin Paldenice, Hani Elezit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dy personat kanë kërkuar tretman mjekësorë në QKUK, me ç’rast pasagjeri është liruar menjëherë, ndërsa ngasësi i motorit është mbajtur për tretman mjekësor.
“I dyshuari dhe një pasagjer pësojnë lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor, pasagjeri lirohet ndërsa i dyshuari dërgohet ne QKUK për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/