Site icon Telegrafi

Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Prishtinë

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në rrugën ”C”, në Prishtinë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar policinë, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Kohëve të fundit në vendin tonë janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet./Telegrafi/

Exit mobile version