Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “C”.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Ditëve të fundit, në vendin tonë janë rritur aksidentet në komunikacion, ndërsa policia ka kërkuar nga qytetarët të jenë më të kujdesshëm./Telegrafi/