Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, me ç ‘rast një person ma marrë lëndime trupore.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Rreth orës 17:00 ne rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti./Telegrafi/