Shoferi i një kamioni në Rusi i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti të tmerrshëm, ku nga goditja e fortë fluturoi nga xhami i përparmë dhe ra në tokë në këmbët e tij.
Kamera e vendosur në një veturë që po lëvizte nëpër një autostradë rreth 200 kilometra në lindje të Moskës, tregon momentin kur një kamion derisa tenton të shmang përplasjen e drejtpërdrejt me një kamion tjetër, e hedh shoferin brenda kabinës nga dritarja, i cili mrekullisht shpëton pa as edhe një gërvishtje, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si shoferi që i shpëton vdekjes për një fije floku, pasi përfundon në tokë këmbëzbathur, shihet duke shkundur kokën që i është mbushur me pluhur.
Ndërsa që nga publikimi i kësaj video në YouTube, ajo është shikuar nga mbi 1.6 milion shikues, të cilët e kanë quajtur shoferin e kamionit si njeriun më me fat në botë. /Telegrafi/