Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradë, në provincën turke të Igdir, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Si pasojë, bëhet e ditur se së paku shtatë persona kanë gjetur vdekjen, ndërkaq më shumë se 16 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Po sipas medieve të huaja, në mesin e viktimave janë edhe dy vozitësit e autobusëve.
Ndërkaq, theksohet se deri më tani nuk mund të flitet për shkakun e aksidentit. /Telegrafi/