Telegrafi

Aksident tjetër në Skenderaj, një person i lënduar

Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:45, në Skenderaj.

Sipas raportit, aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve me targa vendore.

“Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull K-Shqiptar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raport. /Telegrafi/