Telegrafi

Aksident tek udhëkryqi i autostradës në Orllat, një femër e lënduar

Një aksident ka ndodhur në orët e mëngjesit në fshatin Orllat, saktësisht tek udhëkryqi i autostradës.

Siç merr vesh Telegrafi, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërkaq ka mbetur e lënduar një femër.

Bëhet e ditur se e lënduara është dërguar në QKUK për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/