Telegrafi

Aksident te Santea në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ky dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në afërsi të lagjes Dardania, ndërkaq, të përfshira janë dy vetura.

Policia është në vendin e ngjarjes, ndërkaq ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/