Site icon Telegrafi

Aksident me të lënduar në magjistralen Pejë-Prishtinë (Foto)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dollc në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.

Sipas tij, katër persona janë të lënduar.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:20 në magjistralen Pejë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Dollc. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Sipas informacioneve të para, janë katër të lënduar me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/

Exit mobile version