Telegrafi

Aksident të Katedralja në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në qendër të Prishtinës, saktësisht në udhëkryqin te katedralja “Nëna Terezë”, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa sipas fotografive që kanë ardhur në adresë të Telegrafit, rruga për pak kohë ka qenë e bllokuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident  janë  lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/