Sa herë që mendojmë se i kemi parë të gjitha për sa i përket aksidenteve në trafik, vjen një video si kjo për të na bindur të kundërtën.
Shoferi i një Audi A4 në Massachusetts gjeti një mënyrë inovative për të “siguruar” një vend parkimi pranë hyrjes së dyqanit – ai parkoi “në bordurë” midis dy veturave.
Nuk dihen shumë detaje për rastin, por policia lokale ka publikuar video nga vendi i ngjarjes. Një person është lënduar lehtësisht gjatë kësaj “akrobacie”.
Duke parë fotot dhe videot e publikuara, duket sikur Audi ka fluturuar mbi sipërfaqen e gjelbër përpara parkingut dhe është ngritur nga toka, për të përfunduar në këtë pozicion.
Madje janë aktivizuar edhe airbag-ët, gjë që flet për forcën e goditjes dhe duke pasur parasysh se si ka rënë, shoferi është dashur të dalë nga vetura me ndihmën e zjarrfikësve. /Telegrafi/
Video from the unusual crash at 184 Linden Street today. One person had minor injuries. Crash is under investigation. pic.twitter.com/NT8NfGZFpg
— Wellesley Police (@WellesleyPolice) February 19, 2024