Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.
Vetura dyshohet se ka goditur semaforin, dhe pastaj një qytetar, i cili sipas dëshmitarëve thuhet se ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe emergjenca. Zona ku ka ndodhur aksidenti është siguruar nga policia. /Telegrafi/