Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Pejë-Mitrovicë saktësisht në fshatin Baicë të Istogut.
Sipas Policisë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 00:30 dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa një tjetër është lënduar më lehtë.
Sipas Policisë deri te aksidenti ka ardhur ku vetura e markës “Shevrolet Comera Z 28’ me targa të regjistrimit të jashtëm, që e drejtonte i dyshimti H.J. (1994) nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës dhe në kthesën rrugore, humbë kontrollin, kalon tërësisht në krahun e majtë ku përplaset me një lis dhe më pas rrokulliset.
Sipas Policisë së Pejës përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda pëson i dyshimti (ngasësi i mjetit)i cili mbetet për tretman mjekësor në Spitalin rajonal në Pejë, ndërsa pasagjeri D.Gashi (1994) nga fshati Banjë e Istogut pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin rajonal në Pejë, me urgjencë dërgohet për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë, ngase gjendja e tij është shumë e rëndë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në kokë.
Pasagjeri tjetër shtetasi A.Ukaj(1993) është liruar në shtëpi pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin rajonal Pejë. /KP/
Foto: Ilustrim