Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Klinë – Pejë
Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Ndërkaq zyrtarisht nuk dihet numri i të lënduarve, mirëpo siç shihet në video duket se janë lënduar dy persona të cilëve po i ofrohet ndihma nga qytetarët.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me policinë në rajonin e Pejës po kontakti ka qenë i pamundur. /Telegrafi/