Telegrafi

Aksident i rëndë në Zhelinë të Tetovës, një makinë bie nga ura

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zhelinë të Tetovës.

Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë një makinë me targa të Kumanovës, e cila ka rënë nga ura në lumin Vardar.

Për momentin në vendin e ngjarjes janë policia dhe ndihma e shpejtë, të cilët po tentojnë ta gjejnë makinën.

Pritet që më vonë autoritetet përkatëse të japin detaje rreth këtij aksident.