Telegrafi

Aksident i rëndë në Veternik, bllokohet magjistralja (Video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktë në dalje të kryeqytetit, në Veternik.

Nga ajo që shihet në video dhe sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes vetura e aksidentuar është mjaft e dëmtuar, por nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit, kurse aksidenti ka bërë që të krijohet kolonë e gjatë në komunikacion.