Telegrafi

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën një person

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në aksin Librazhd- Qaf Thanë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /TCh/