Gjatë pasdites së sotme në qarkoren e Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni. Një makinë është përmbysur, që besohet të jetë nga shpejtësia e madhe.
Sipas 1TV, nga ky aksident janë lënduar një grua dhe dy fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hetime në vendin e aksidentit ka kryer policia, ndërsa për momentin nuk ka informacione tjera.