Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Pejë-Deçan ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas Policisë së Pejës aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq ku janë përfshirë dy vetura, njërën e ngiste një femër ndërsa tjetrën një mashkull i cili tashmë është i dyshuar.
Me të marr informatën Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe me kërkesë të Policia kanë shkuar edhe ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.
” Njësitet relevante të Policisë Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e menjëhershme të nevojshme dhe me kërkesë të policisë në vendin e aksidentit kanë arritur ndihma e parë- ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.
Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.
Deri të aksidenti ka ardhur me që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/