Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Rixhevë të Klinës.
Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira tri vetura kanë mbetur katër persona të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Sipas informacioneve të para që kam në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët janë dërguar për tretman në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj.
Ai ka shtuar se për gjendjen e të lënduarve më vonë do të lëshojnë një komunikatë për media. /Telegrafi/