Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Rahovec.
Siç njofton policia, një person është rrotulluar me motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transiti i ri, rreth orës 22:10.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
/Telegrafi/