Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Prizren, vetura godet këmbësoren 

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Prizren.

Policia njofton se deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësorja ka qene duke e kaluar rrugën jashtë  shenjave te kalimit për këmbësor dhe është goditur nga një automjet me targa vendore

“Sot me datë 29.11.2024 rreth orës 09:30 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësorja ka qene duke e kaluar rrugën jashtë  shenjave te kalimit për këmbësor dhe është goditur nga një automjet me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit këmbësoreje pëson lëndime trupore dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekut kujdestar këmbësorja kishte pësuar lëndime  të rënda. Nga Spitali i Prizrenit dërgohet për në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar në Prizren dhe me urdhër te Prokurorit vozitësi i automjetit ndalet për 48 orë.

Rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren. /Telegrafi/

Exit mobile version