Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Prizren.
Policia njofton se një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ka goditur një automjet, transmeton Telegrafi.
“Rr. Nexhat Fanaj, Prizren 04.10.2024-09:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e godet një automjet pastaj kalon jashtë rrugës dhe godet një shtyllë të hekurt elektrike”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar tutje se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë./Telegrafi/