Telegrafi

Aksidenti në Podujevë, humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë

E plotësuar- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga aksidenti në fshatin Lluzhanë të Podujevës ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lluzhanë në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Në orën 14:30 kemi pranuar një konfirmim nga njësitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë për Telegrafin, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Krasniqi ka theksuar se ë aksident janë përfshirë dy automjete. /Telegrafi/

——

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Nuk dihet ende nëse persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë edhe njësitet policore dhe ambulanca.

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka thënë për Telegrafin se tani për tani mund të konfirmoj vetëm se ka ndodhur aksidenti dhe se për informacione tjera do të ju njoftojmë pastaj.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/