Telegrafi

Aksident i rëndë në Pestovë të Vushtrrisë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në segmetin rrugor në fshatin Pestovë, të Vushtrrisë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar  është raportuar rreth orës 12:00, i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor Pestovë, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/