Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në segmetin rrugor në fshatin Pestovë, të Vushtrrisë.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 12:00, i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor Pestovë, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/