Telegrafi

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë janë  lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 14:30 në rrugën QMI, në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut  kane marr dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK”, ka thënë Hoxha.

Njësitet policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi të shtunën në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët janë anëtarë të një familjeje.

Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon te të gjithë ngasësit në trafik që të bëjnë kujdes të shtuar, pasi që edhe rrugët janë të rrëshqitshme si pasojë e borës së fundit në vend./Telegrafi/