Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë.
Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 19:00 në Komoran janë përfshirë dy kamionë dhe një furgon.
Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon)”, ka thënë Krasniqi.
Ai thotë se deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar.
Po ashtu raportohet se drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është i bllokuar./Telegrafi/