Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, si pasojë dy persona janë lënduar.
Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur rreth orës, 23 e 30.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë, polica dhe ambulanca, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Në disa fotografi që i ka siguruar Telegrafi, shihet një person i shtrirë dhe i gjakosur.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.