Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Drenoc të Malishevës.
Rastin e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Tutje theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur vendit të ngjarjes./Telegrafi.