Telegrafi

Aksident i rëndë në dalje të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në hyrje të Prishtinës.

Policia, ambulanca dhe zjarrëfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka pasoja në njerëz.

Ndërkaq, një lexues i Telegrafit ka dërgar fotografi dhe video të aksidentit në të cilën shihen dy vetura të dëmtuara nga përplasja.

Telegrafi ka provuar të konfirmojë rastin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje nga policia.