Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, dy persona me lëndime të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Grupçin, ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar vozitësi dhe bashkëshortja e tij.

Vetura me targa të Ohrit ka goditur mbrojtëset metalike të autostradës, duke mbetur të lënduar rëndë çifti burrë e grua, të cilët janë transferuar me urgjencë në Klinikën e Shkupit.

Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po inspektojnë vendin e aksidentit për të zbuluar arsyet dhe shkaqet që çuan në përplasjen e tmerrshme të automjetit me mbrojtëset metalike./Telegrafi/

Exit mobile version