Telegrafi

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona – e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Suharekë- Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Nga pamjet e publikuara shihet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, njëra prej të cilave është e KFOR-it. /Telegrafi/